Pre. Dhj 19th, 2025

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim zëvendësguvernatorin e Autoritetit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Arabisë Saudite, z. Fehd el Maxhid.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim zëvendësguvernatorin e Autoritetit të Përgjithshëm të Vakëfeve të Arabisë Saudite, z. Fehd el Maxhid.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe implementimit të projekteve të reja në Kosovë, veçanërisht në fushën e zhvillimit fetar, edukativ dhe humanitar.
Myftiu Tërnava shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe projektet e realizuara deri më tani në vendin tonë nga shteti i Arabisë Saudite, duke vlerësuar kontributin e tyre në avancimin e jetës fetare dhe sociale në Kosovë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *