Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje të rëndë që ka ndodhur të martën në rrugën “Drini i Bardhë” në Klinë. Rasti është raportuar më 2 dhjetor 2025, rreth orës 10:55.
Sapo ka marrë informacionin, policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka konstatuar se katër persona – punëtorë të së njëjtës kompani – janë përfshirë në një konflikt fizik mes vete. Si pasojë e rrahjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-Klinë.
Të katër personat janë arrestuar nga njësitë policore, ndërsa pas intervistimit: Dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e incidentit.

