Mar. Dhj 2nd, 2025

Zyra e BE-së reagon pas moscertifikimit ë Listës Serbe: Politizimi i KQZ-së nga VV dhe partitë tjera, i dëmshëm

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në reagim thuhet se politizimi i KQZ’së nga Vetëvendosja dhe partitë tjera politike, është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *