Mar. Dhj 2nd, 2025

Kurti: Numri i bizneseve të reja është rritur më shumë se në çdo qeveri para nesh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij numri i bizneseve të reja të regjistruara është rritur çdo vit, duke tejkaluar nivelet e të gjitha qeverive të mëparshme.

Ai theksoi se shtimi i bizneseve po reflekton një ekonomi në rritje.

“Përgjatë këtij mandati, numri i bizneseve të reja të regjistruara është ngritur vit pas viti dhe ka qenë më i lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes sonë. Shtim biznesesh në ekonomi që rritet”, shkruan Kurti, teksa ka shpërndarë një deklaratë të Hekuran Muratit në lidhje me këtë temë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *