Hën. Dhj 1st, 2025

Nga sot pezullohet qarkullimi i të gjitha linjave të transportit

Transporti publik në Prishtinë nga sot ka pezulluar shërbimet për shkak të problemeve të rënda financiare të shkaktuara nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Pas njoftimeve nga Trafiku Urban dhe kompania “24 Yjet”, edhe “Prishtina Shpk – Linja 7B” ka bërë të ditur se nga sot ndalon tërësisht ofrimin e shërbimit të transportit të udhëtarëve.

Kompania sqaron se pezullimi vjen si pasojë e moslëshimit të mjeteve financiare nga niveli qendror, gjë që ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj saj.

Ndryshe Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se ndërprerja e qarkullimit të transportit publik i të gjitha linjave po bëhet për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së karburanteve.

Ndërprerja e sotme e transportit publik ka lënë mijëra qytetarë pa mundësi qarkullimi, duke krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e tyre të përditshme

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *