Hën. Dhj 1st, 2025

Policia jep detaje për zjarrin në një qendër tregtare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar nga zjarri që e kaploi parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë në orët e para të së shtunës.

Zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:00, është raportuar për një zjarr aktiv në parkingjet e një objekti në rrugën Agron Rrahmani në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *