Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çikatovë të Gllogocit, ku një vozitës kosovar dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësore.
Viktima, femër kosovare, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme hetimore.
Me vendim të prokurorit rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt
“Fsh. Çikatovë, Gllogoc 21.11.2025 – 22:11. Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia, ka goditur këmbësoren femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësht të policisë.

