Në Pallatin e Brigadave në Tiranë, sot do të zhvillohet samiti Growth Plan “Our pathway to EU”.(Plani i Rritjes “Rruga jonë drejt BE-së”).
Në këtë samit priten liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos ku pritet të diskutohet lidhur me planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Evropian.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka nisur ditën pikërisht me këtë ngjarje.
Përmes një postimi në Facebook, ai u uroi të gjithë një ditë të mbarë, pas paralajmërimit për mbajtjen e samitit.
“Mirëmëngjes, dhe me një tjetër ditë mikpritjeje, si samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

