Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se 28 dhjetori mbetet data e vetme e mundshme për zgjedhjet e reja, pavarësisht se edhe kjo do të jetë një sfidë.
“21 dhe 28 dhjetor që mund të bëhen sipas kushtetutës. 8 parti janë deklaruara Për 28, 5 parti për 21 dhe 3 parti për cilën do datë. Data 28 dhjetor kam vlerësuar që mbete data e vetme e mundshme, edhe pse kjo datë do të ketë edhe sfida për KQZ”, tha ajo.
Ajo tha se në takim me liderët e partive politike nuk pati dakordim për të gjetur një zgjidhje për buxhetet.
Ajo tha se kjo është për keqardhje dhe se nuk pati zgjidhje tjetër përvecse ta nënshkruaj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
“Kam shpresuar për vullnet politik. Fatkeqësisht përkundër përpjekjeve të mëhershme dhe të sotme nuk kishte vullnet të mjaftueshme politik që këto vendime të rëndësishme për qytetarët të kryhen sot para se ta nënshkruaja dekretin për shpërndarje të Kuvendit. Ju njoftoj se ka ekzistuar baza kushtetuese, e qartë që edhe pas dështimit të mandatari të dyte, Kuvendi të mblidhet e të marrë vendime.
Kjo është konfirmuar edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të viti 2020 ku thuhet se dështimi mandatarit të dytë, pra për tu zgjedhur, nuk nënkupton shpërndarje automatike të Kuvendit. Kuvendi mund të jetë funksional deri të nënshkruhet dekreti presidencial. Megjithatë në mungesë të vullneti politik që të merren këto vendime nuk pati zgjidhej tjetër që ta nënshkruaj këtë dekret. Është për keqardhje që nuk arrit një dakordim jo pse marrëveshjet ishin të dobëta, të domsosdoshme por sepse mungoi vullneti politik”, tha ajo në konferencën për media.

