Mër. Nën 19th, 2025

Sveçla pas zbulimit në Donje Jarinje: Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zbulimit që policia bëri mbrëmë në një objekt të pabanuar në fshatin Donje në Jarinje, ku janë gjetur uniforma uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.

“Vazhdojmë me çmontimin e elementeve kriminale e terroriste të Serbisë, në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë dhe mbrojtjes së Republikës sonë.

Mbrëmë, njësitë e Policisë së Kosovës, gjatë patrullimit në një objekt të pabanuar në fshatin Donje Jarinje, kanë hasur uniforma ushtarake dhe xhaketa me emblema të ushtrisë së Serbisë si dhe një predhë antitank.Do të vazhdojmë pa u ndalur punën dhe angazhimin tonë në çrrënjosjen e çdo mbetjeje terroriste të Serbisë në vendin tonë.Institucionet tona mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj ligjit, sigurisë dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Çdo veprim që cënon sigurinë e qytetarëve tanë do të trajtohet me vendosmëri dhe profesionalizëm.”

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *