Mër. Nën 19th, 2025

DhTIK-ja dhe Ambasada e SHBA-së thellojnë bashkëpunimin për zhvillim ekonomik

Kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skender Krasniqi dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, u pritën në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zyrtarja komerciale, Rama Muhammed.

Gjatë takimit, Krasniqi prezantoi aktivitetet e ndërmarra nga DhTIK-ja, në përkrahje të bizneseve, dhe falënderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite.

Drejtori Ahmeti theksoi rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe SHBA-së, duke nënvizuar se zhvillimet e fundit përbëjnë një sinjal shqetësues për klimën e biznesit në vend.

Nga ana e saj, Muhammed falënderoi drejtuesit e DhTIK-së për informacionet mbi situatën aktuale ekonomike dhe sfidat e bizneseve.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *