Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Shkabaj.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura, një BMW dhe një Volkswagen.
Ende nuk dihet nëse ka pasagjerë të lënduar, njëjtë sikurse nuk dihet mbi shkaqet e aksidentit.
Në vendin e ngjarjes është hasur mjeti për auto-bartje, teksa aksidenti nuk ka bllokuar qarkullimin në atë segment.

