Mar. Nën 18th, 2025

Osmani kërkon nga Wadephul heqjen e masave ndëshkuese

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese. Ajo pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, tha se përderisa Kosova vazhdon me qenë në masa ndëshkuese, dialogu me Serbinë është i pabarabartë.

“Ne kërkojmë dialog të barabartë dhe të drejt të lehtësuara nga BE-ja. Përderisa Kosova mbetet nën masa dialogu nuk është i barabartë dhe parimor”, tha ajo.

Përkitazi me këtë ajo tha se Gjermania është aleate historike e Kosovës.

Në anën tjetër, diplomati gjerman, Wadephul theksoi nevojën e formimit të një qeverie në Kosovë.

Ai kërkoi nga Kosova dhe Serbia të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.

“Gjermania e mbështet dialogut për normalizim, ky proces ka ngecur kohët e fundit. Këtu është e nevojshme të ketë zbatim konkret. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet shpejt dhe në plotni”, tha ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *