Njësia e Policisë së Stacionit Veriu në Prishtinë ka realizuar një urdhërarrest aktiv ndaj një personi të kërkuar nga gjykata. Ngjarja është regjistruar më 16.11.2025, rreth orës 01:00.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia ka ndaluar Afrim Jahajn, 31 vjeçar, i cili pas verifikimit në sistemin policor ka rezultuar se ishte nën urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.
Me urdhër të autoriteteve gjyqësore, i dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, ku do të mbahet për 48 orë, ndërsa rasti do të procedohet sipas procedurave të mëtejshme ligjore.
Hetimet janë në vazhdim.

