Die. Nën 16th, 2025

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme në fshatin Sharban të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ku njoftoj se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

Pllana, bëri të ditur se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *