Ka përfunduar protesta e cila u mbajt para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Mijëra shqiptarë me flamuj kuqezi, pankarta e mbishkrime në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të pranishëm në këtë protestë.
UÇK, UÇK janë thirrjet e shumta të protestuesve të mbledhur para Asamblesë Parlamentare në qytetin francez.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Protesta e stome u organizua nga organizatat e dala nga lufta çlirimtare e Kosovës dhe ajo mbahet pas atyre në Prishtinë, Hagë e Tiranë.

