Pre. Qer 19th, 2026

JEMI NË PLAY-OFF! Kosova bën histori, fiton në Lubljanë dhe vazhdon ëndrrën për Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore 0:2 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Qysh në pjesën e parë, “Dardanët” treguan se në Lubljanë kanë udhëtuar për tri pikë,.

Në minutën e 6’të, Fisnik Asllani kaloi mysafirët në epërsi me një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë, ekipi i Franco Fodas shënoi edhe një gol tjetër. Ishte mbrojtësi Karnicnik që shënoi në portën e tij për t’ia dhuruar këtë fitore të madhe, historike Kosovës.

Me fitore, Kosova siguron play-offin për Kupën e Botës, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri Zivcra, që duke ia parë gollaverazhin, kuptojmë që e kanë siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

Pas tri ditësh, Kosova luan pikërisht ndaj Zivcrës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Postime të Ngjashme