Mër. Nën 12th, 2025

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin e ka konfirmuar deputetja e kësaj partie, Time Kadrijaj, e cila tha se Balje tashmë është pjesë e grupit të tyre parlamentar.

Me bashkimin e saj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fiton mundësinë për të formuar grupin parlamentar në Kuvendin e Kosovës, duke rritur numrin e përfaqësuesve të saj në këtë legjislaturë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *