Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit.
Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm lëndime, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital.
Bëhet fjalë për shtetasin kosovar N.SH. Ai është goditur nga një kamion, të cilin ka qenë duke e drejtuar shtetasi shqiptar, banues në Berat, Nikolin Merdari./TCH

