Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot, e martë, 6 tetor, vendi do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të pakta.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kushtet meteorologjike gjatë ditës do të jenë përgjithësisht të qëndrueshme, me mbizotërim të intervaleve me diell.
Shqipëri
“Për ditën e martë, 6 tetor, në Shqipëri parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Paraditja do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, ndërsa gjatë pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, por pa reshje. Temperaturat do të luhaten nga rreth 6 gradë në zonat malore deri në 27–28 gradë Celsius në zonat e ulëta. Në Tiranë, temperaturat do të variojnë nga 13 deri në 27 gradë. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa deti i qetë, me dallgëzim 1 deri në 2 ballë.”
Maqedoni e Veriut
Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale -4 ndeersa maksimalja 29 grade celcius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me erë të dobët nga drejtimi jugor.

