Enj. Gus 27th, 2026

Moti sot, e enjte 27 gusht 2026

KOSOVË

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të fokusuara përreth relievit malor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa maksimalet nga 29°C deri në 34°C.

Era: do të fryjë nga veriperendimi, me shpejtësi 1-4 m/s.

SHQIPËRI

Edhe për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në lindje. Temperatura me e ulet 17 ndersa me e larta 40 grade celcius.
🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonat luginore era hera-herës do të arrijë shpejtësi deri në 16 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 2-4 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare në disa zona. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor.Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta 39 grae celcius.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme