Mar. Gus 18th, 2026

Moti Sot, e hene 17 gusht 2026

KOSOVË

Sot dita do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 28 deri në 34 gradë.

Era do të fryejë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

SHQIPËRI

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Vranësira të pakta e hera – herës deri mesatare kalimtare përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës e pasdite.
Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në jug. TEMPERATURA ME E ULET 15 NDERSA ME E LARTA 36 GRADE CELCIUS.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë dhe lugina pritet të
fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.

MAQEDONI E VERIUT

Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.Temperatura me e ulet 8 ndersa me e larta 37 grade celcius.

Në Shkup, kryesisht me diell dhe ngrohtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme