Pre. Kor 31st, 2026

Moti sot, e premte, 31 Korrik 2026

Kosovë

Të premten në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe temperatura të larta.

“Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit”, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale do të jenë midis 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale prej 30 deri në 38 gradë Celsius.

Shqipëri

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 41 grade celcius.
🌬 Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Maqedoni e Veriut

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.Temperatura me e ulet 11 ndersa me e larta 38 grade celcius.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët nga drejtime të ndryshme.

Postime të Ngjashme