Një person ka mbetur i lënduar sot pasi ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, në Vushtrri.
Lajmi është konfirmuar për KosovaPress nga zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Ilmi Prekazi.
Sipas policisë, pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë ndërhyrë në terren dhe personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit”, ka thënë Prekazi.
Policia ka bërë të ditur se hetimet kanë nisur për të sqaruar rrethanat e incidentit.

