Die. Gus 9th, 2026

📅 PARASHIKIMI I MOTIT PËR PERIUDHËN 10–14 GUSHT 2026

đŸŒŠïž INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës

☀ E hĂ«nĂ«, 10 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin nga 12°C deri nĂ« 17°C, ndĂ«rsa maksimalet nga 30°C deri nĂ« 35°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtĂ«si 1–4 m/s, lokalisht me intensitet mĂ« tĂ« lartĂ«.

☀ E martĂ«, 11 gusht 2026
Do të mbajë mot kryesisht me diell.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« 12–17°C, ndĂ«rsa maksimalet 30–36°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« nga veriu dhe verilindja, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

☀ E mĂ«rkurĂ«, 12 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Në viset e larta malore parashihen vranësira të pakta.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin nga 11°C deri nĂ« 16°C, ndĂ«rsa maksimalet nga 30°C deri nĂ« 36°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.

⛅ E enjte, 13 gusht 2026
Do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« jenĂ« 12–17°C, ndĂ«rsa maksimalet 30–34°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtĂ«si 1–7 m/s, ndĂ«rsa gjatĂ« zhvillimit tĂ« stuhive mund tĂ« ketĂ« rritje tĂ« pĂ«rkohshme tĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« erĂ«s dhe ndryshim tĂ« drejtimit.

☀ E premte, 14 gusht 2026
Moti do të jetë kryesisht me diell, me zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare gjatë ditës.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin nga 12°C deri nĂ« 17°C, ndĂ«rsa maksimalet nga 30°C deri nĂ« 35°C.
💹 Era do tĂ« fryjĂ« kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtĂ«si 1–4 m/s.
âž»

đŸŒ€ïž PËRMBLEDHJE
NĂ« pĂ«rgjithĂ«si, periudha 10–14 gusht 2026 do tĂ« karakterizohet nga mot kryesisht i qĂ«ndrueshĂ«m, me diell dhe i nxehtĂ«, me temperatura maksimale deri nĂ« 36°C.
đŸ”„ Dita mĂ« e nxehtĂ« pritet tĂ« jetĂ« e marta dhe e mĂ«rkura, ndĂ«rsa e enjtja sjell kushte mĂ« tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e vranĂ«sirave konvektive, me mundĂ«si pĂ«r reshje lokale shiu, bubullima dhe stuhi tĂ« izoluara.

☀ Temperaturat e larta, sĂ« bashku me rrezatimin e shtuar diellor, do tĂ« krijojnĂ« ngarkesĂ« termike dhe nivel tĂ« lartĂ« deri shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« rrezatimit UV.

🧮 KĂ«shilla pĂ«r qytetarĂ«t

Për shkak të indeksit të lartë UV, rekomandohet:
* đŸš« Shmangia e ekspozimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« diell gjatĂ« orĂ«ve 10:00–16:00;
* 🧮 PĂ«rdorimi i kremit mbrojtĂ«s ndaj rrezatimit UV;
* 🧱 Mbajtja e kapelĂ«s;
* đŸ•¶ïž PĂ«rdorimi i syzeve me mbrojtje UV;
* 💧 Konsumimi i mjaftueshĂ«m i ujit.

⚠ Kujdes tĂ« shtuar duhet tĂ« kenĂ« fĂ«mijĂ«t, tĂ« moshuarit dhe personat e ndjeshĂ«m ndaj temperaturave tĂ« larta.
đŸŒ± NĂ« sektorin e bujqĂ«sisĂ«, kushtet do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e kulturave, por kĂ«rkesa pĂ«r ujĂ« do tĂ« mbetet e lartĂ« pĂ«r shkak tĂ« temperaturave dhe evapotranspirimit tĂ« shtuar.

📱 Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s do tĂ« pĂ«rcjellĂ« nĂ« vazhdimĂ«si situatĂ«n meteorologjike dhe, nĂ« rast tĂ« ndonjĂ« ndryshimi eventual tĂ« kushteve tĂ« motit apo zhvillimit tĂ« dukurive tĂ« tjera meteorologjike, do ta njoftojĂ« me kohĂ« opinionin publik pĂ«r zhvillimet dhe parashikimet e reja.

â„č Parashikimet meteorologjike mund tĂ« pĂ«sojnĂ« ndryshime gjatĂ« kohĂ«s, veçanĂ«risht nĂ« rast tĂ« zhvillimit tĂ« dukurive konvektive. Prandaj, rekomandohet qĂ« qytetarĂ«t tĂ« pĂ«rcjellin njoftimet dhe pĂ«rditĂ«simet e radhĂ«s tĂ« IHMK-sĂ«

Postime të Ngjashme