Mar. Qer 9th, 2026

đŸŒ€ïž Parashikimi i motit pĂ«r javĂ«n e ardhshme (08–12 qershor 2026)

Gjatë javës së ardhshme, territori i Kosovës do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë nga Evropa Qendrore dhe Verilindore. Në pjesën më të madhe të periudhës do të mbizotërojë mot kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me zhvillime lokale të vranësirave konvektive gjatë orëve të pasdites. Nga mesi i javës pritet depërtimi i një fronti të dobët atmosferik, i cili do të krijojë kushte për reshje lokale shiu, shkarkesa elektrike dhe, në zona të kufizuara, edhe reshje breshëri. Temperaturat do të mbeten mbi vlerat mesatare klimatologjike për këtë periudhë, ndërsa në fundjavë pritet një rënie graduale e tyre.

☀ E hĂ«nĂ« (08.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Kushtet atmosferike do të jenë kryesisht stabile, pa reshje.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 10 deri nĂ« 14°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 25 deri nĂ« 28°C
💹 Era: nga veriperĂ«ndimi me shpejtĂ«si 1–4 m/s

đŸŒ€ïž E martĂ« (09.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore, por pa kushte për reshje domethënëse.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 10 deri nĂ« 13°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 26 deri nĂ« 29°C
💹 Era: nga verilindja me shpejtĂ«si 1–5 m/s

â›…đŸŒŠïž E mĂ«rkurĂ« (10.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të dendësohen dhe vende-vende do të krijojnë kushte për reshje shiu me karakter lokal, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të breshërit.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 13 deri nĂ« 17°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 26 deri nĂ« 29°C
💹 Era: kryesisht nga verilindja me shpejtĂ«si 1–11 m/s

đŸŒ§ïžâ›ˆïž E enjte (11.06.2026)
Parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura. Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej duke sjellë reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike. Në disa lokalitete ekziston rreziku për paraqitje të breshërit. Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët paraprake.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 11 deri nĂ« 14°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 21 deri nĂ« 25°C
💹 Era: nga verilindja me shpejtĂ«si 1–10 m/s

đŸŒ€ïžđŸŒŠïž E premte (12.06.2026)
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga të dobëta shiu, kryesisht në orët e pasdites. Temperaturat do të mbeten pak më të ulëta si pasojë e depërtimit të ajrit më të freskët.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 10 deri nĂ« 13°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 20 deri nĂ« 24°C
💹 Era: nga veriperĂ«ndimi me shpejtĂ«si 1–4 m/s

☀ Indeksi UV do tĂ« jetĂ« i lartĂ« gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« javĂ«s, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit tĂ« gjatĂ« nĂ« rrezet direkte tĂ« diellit gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mesditĂ«s.
🌿 Kushtet biometeorologjike do tĂ« jenĂ« kryesisht tĂ« favorshme pĂ«r shumen e popullates

Postime të Ngjashme