Sht. Kor 4th, 2026

đŸŒ€ïž Parashikimi i motit pĂ«r fundjavĂ«n (04–05 korrik 2026)

☀ E shtunĂ« (04.07.2026)
Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 22 deri në 25°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.

đŸŒ€ïž E diel (05.07.2026)
Parashihet mot me diell dhe intervale me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 24 dhe 27°C. Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare nga kuadrati verior.

đŸŒŸ Kushtet agrometeorologjike
✅ Kushtet agrometeorologjike do tĂ« jenĂ« pĂ«rgjithĂ«sisht tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin e kulturave bujqĂ«sore dhe pĂ«r kryerjen e punimeve sezonale nĂ« ara, pemishte dhe vreshta. Temperaturat e kĂ«ndshme dhe moti kryesisht i thatĂ« do tĂ« mundĂ«sojnĂ« zhvillimin normal tĂ« bimĂ«ve.
đŸŒŸ Korrja dhe shirja e grurit tashmĂ« kanĂ« filluar nĂ« shumicĂ«n e rajoneve tĂ« KosovĂ«s. Kushtet e parashikuara meteorologjike, me mot kryesisht tĂ« thatĂ«, temperatura tĂ« pĂ«rshtatshme dhe mungesĂ« tĂ« reshjeve, janĂ« tĂ« favorshme pĂ«r zhvillimin pa pengesa tĂ« kĂ«tij procesi.
đŸ‘šâ€đŸŒŸ Rekomandim pĂ«r fermerĂ«t:
Rekomandohet që korrja të organizohet gjatë orëve me lagështi më të ulët të ajrit, ndërsa pas korrjes të sigurohet tharja dhe ruajtja e duhur e kokrrës, në mënyrë që të ruhet cilësia e prodhimit dhe të shmangen humbjet gjatë magazinimit.

Postime të Ngjashme