Argjentina ka bërë zyrtare listën për Kupën e Botës.
Selektori Lionel Scaloni, në mesin e futbollistëve të ftuar e ka përfshirë edhe “mbretin” Lionel Messi,.
Kampioni në fuqi i Botës edhe këtë vit do të jetë një nga skuadrat favorite për titullin e kampionit.
Në listë përfshihen edhe yjet e tjerë argjentinas, si Emiliano Martinez, Otamendi, Tagliafico, De Paul, Le Celso, Mac Allister, Julian Alvarez, Nico Paz e Lautaro Martinez.
Për Leo Messin kjo do të jetë hera e gjashtë që do të luaj në Kupën e Botës, ku herën e parë u ftua në vitin 2006.

