Die. Sht 13th, 2026

Rama ironizon VV-në: Patriotizmi, sot në Vetëvendosje e paska pushim

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj zhvillimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës, pas votimit të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pro kandidates së Listës Serbe për nënkryetare të Kuvendit, Tanja Vujoviq.

Rama ka ironizuar praninë e deputetëve të Listës Serbe në sallën e Kuvendit, së bashku me deputetët e VV-së, në seancën ku po diskutohet formimi i Qeverisë së re.

“Sot paskan vendos mos me qenë patriota me ‘popullin serb’. Para dy dite po. Sot, jo. Patriotizmi, sot në Vetevendosje e paska pushim! Pamje historike”, ka shkruar Rama.

Ai ka publikuar edhe një fotografi nga salla plenare, ku shihen deputetët e Vetëvendosjes dhe ata të Listës Serbe.

kliko per postimin e plote

Postime të Ngjashme