Skuadra e Vushtrrisë ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Trepçës në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligën e Parë të futbollit në Kosovë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Albijon Shurdhiqi.
Me këtë fitore, Vushtrria kap kreun e tabelës në Ligën e Parë.
Skuadra tani ka 69 pikë, një më shumë se vendi i dytë dhe i tretë, Feronikeli 74 (68) dhe Dinamo (68)

