Mër. Maj 13th, 2026

​Dështon mbledhja e kryesisë, Haxhiu: Isha vetëm unë dhe nënkryetarja Rexhepi

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit pasi përveç kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiut dhe nënkryetares Emilja Rexhepi, anëtarët e tjerë nuk morën pjesë.
Albulena Haxhiu, tha se në këtë mbledhje ishte paraparë trajtimi i raportit të shpenzimeve të kuvendit për vitin 2025.
Dështoi mbledhja e kryesisë, isha vetëm unë dhe nënkryetarja Rexhepi

“Kishim të planifikuar një mbledhje të kryesisë. Ne e kemi obligim që si kryesi e kuvendit që t’i adresojmë disa përgjegjësi dhe në këtë rast kemi pasur trajtimin dhe raportin e shpenzimeve të kuvendit për vitin 2025. Por siç po e shihni, në këtë mbledhje të kryesisë isha vetëm unë dhe nënkryetarja e kuvendit, Emilja Rexhepi. Në këtë mbledhje nuk ishin anëtarët e tjerë të kryesisë. Kam informacione se Gola është jashtë vendit. Prandaj edhe si rezultat nuk kemi pasur mundësi që t’i trajtojmë çështjet e kryesisë së kuvendit”, tha ajo.

Më 28 prill është shpërndarë Kuvendi i Kosovës, pasi që ky institucion nuk arriti të zgjedh presidentin e ri të vendit.

Postime të Ngjashme