Hën. Tet 12th, 2026

Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari kërkohet nga Policia

Një vrasje ka ndodhur të dielën në mbrëmje, rreth orës 19:30, në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit. Viktima është 29-vjeçari Bajram Arifi, ndërsa i dyshuari për vrasjen është Remzi Arifi, babai i tij.

I dyshuari ndodhet ende në arrati, ndërsa Policia e Gjilanit ka konfirmuar se po zhvillon veprime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani, ka bërë të ditur se, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për kapjen e të dyshuarit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Postime të Ngjashme