Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur pjesë të një trafoje në fshatin Shkozë të Prizrenit.
Ankuesi ka raportuar se nga trafoja e kompanisë së tij janë marrë disa pjesë, duke shkaktuar edhe dëme materiale.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

