Pre. Kor 24th, 2026

Vetaksident në rrugën Prishtinë-Pejë, vetura përfundon e rrokullisur në hendek

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Dollc të Klinës, .

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, një veturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një hendek, ku ka mbetur e rrokullisur.

Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale që janë të dukshme në automjet, ende nuk dihet gjendja e personit apo personave që ndodheshin në veturë në momentin e aksidentit.

Postime të Ngjashme