Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla Schwarz ka njoftuar se është hapur konkurs për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues, ndërsa vendi do të mbajë zgjedhje të reja parlamentare më 7 qershor.
“Hapet konkursi për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
“Ftohen të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të aplikojnë për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve kyçe të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës”, shtoi Gërvalla.
Ajo njoftoi se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan konkursi është i hapur për 15 pozita, në Qendrën Korrektuese në Dubravë për 15 pozita, ndërsa në Burgun e Sigurisë së Lartë 20 pozita.
Afati i aplikimit, siç njoftoi Gërvalla, është prej 20 majit deri më 19 qershor.

