Enj. Maj 14th, 2026

Trump dhe Xi Jinping shtrënojnë duart në Pekin

Trump, i cili ishte presidenti i fundit amerikan që vizitoi Kinën në vitin 2017, po zhvillon sërish vizitë zyrtare në Kinë, me këtë të fundit që po lufton të portretizohet si një fuqi globale e qëndrueshme.

Trumpit në Pekin iu bashkuan shefat e teknologjisë, përfshirë Elon Musk të Teslës dhe Jensen Huang të Nvidias.

Presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje që Kina dhe SHBA-ja të jenë “partnerë, jo rivalë” përpara bisedimeve me homologun e tij amerikan.

Takimi ndërmjet palëve zgjati gati dy orë në Pekin, shkruan BBC.

Presidenti Trump e përshkruajti Xi-në si një “lider të madh” dhe thotë se marrëdhënia midis superfuqive do të jetë “më e mirë se kurrë më parë”.

Menjëherë pas fillimit të bisedimeve, media shtetërore kineze publikoi komente nga Xi që paralajmëronin për një “konflikt” të mundshëm me SHBA-në për shkak të Tajvanit.

Tajvani ishte midis disa temave të ashpra në axhendë, së bashku me tarifat, konkurrencën për teknologjinë dhe luftën e Iranit.

Postime të Ngjashme