Mër. Maj 13th, 2026

Tha se Naiti s’do të jetë në listë, Shaqir Totaj del me sqarim shtesë

Shaqir Totaj ka dhënë detaje shtesë për futjen në listë të Nait Hasanit. Kjo pasi që Totaj dje kishte thënë në një deklaratë se Hasani nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhor të PDK-së.

Sqarimi i Totajt:

“Kemi obligim që opinionin publik ta informojmë drejt.
Pas kompromitimit të procesit të numërimit të votave në zgjedhjet nacionale të dhjetorit 2025, kryetari i PDK-së z. Bedri Hamza, në një intervistë në TV Klan Kosova, kishte kërkuar reflektim dhe përgjegjësi nga lidershipi i degës së PDK-së në Prizren dhe nga unë si kryetar i saj.
Pas konsultimeve të brendshme, unë dhe kryesia e degës në Prizren kemi reflektuar me përgjegjësi politike dhe morale.
Personat emrat e të cilëve u përmendën në atë proces nuk janë propozuar nga dega e PDK-së në Prizren për të qenë pjesë e listës së kandidatëve. Madje, disa prej tyre janë tërhequr publikisht nga gara deri në përfundimin e procesit ligjor.
Megjithatë, në listën përfundimtare të PDK-së janë përfshirë kandidatë emrat e të cilëve janë përmendur në procesin e kompromituar të numërimit të votave.
Sidoqoftë, ne do ta vazhdojmë garën me përkushtim të plotë dhe kontribut maksimal.
Në vijim, lista e kandidatëve të propozuar nga dega e PDK-së në Prizren:

Faruk Bojaxhiu
Jona Hoxhaj
Shkelzen Kastrati
Endra Luzha
Adelina Beqiri-Minci
Betim Ramadani
Lumnije Rakaj
Xhafer Hoxha
Lajde Kolgjeraj

Postime të Ngjashme