Mër. Nën 25th, 2026

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Kryeprokurori i Shtetit, z. Zejnulla Gashi, priti në takim auditorën e përgjithshme, znj. Vlora Spanca.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ndërmjet kryeprokurorit të shtetit dhe auditorës së përgjithshme ishte zbatimi sa më efikas i memorandumit të bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me trajtimin e rasteve të adresuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në institucionin e prokurorit të shtetit, në të cilat raste dyshohet se ka elemente të veprave penale, veçanërisht të mashtrimit në financat publike.

Po ashtu, u diskutua për vazhdimin e punëtorive të përbashkëta me qëllim të shkëmbimit të përvojave profesionale, me synim forcimin e kapaciteteve për identifikimin dhe trajtimin sa më efektiv të rasteve që mund të përbëjnë vepra penale.

Të dyja palët u dakorduan që, në respektim të kompetencave dhe përgjegjësive ligjore të secilit institucion, të vazhdojnë thëllimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të luftimit të keqpërdorimit të parasë publike.

Postime të Ngjashme