Sot do t’u jepet lamtumira e fundit Egzon dhe Nafije Bugujevci, motër e vëlla që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit.
Ceremonia e varrimit të të ndjerëve do të mbahet në fshatin Pozheran, prej nga vinin, duke filluar nga ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Ngjarja e rëndë ndodhi të premten, kur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër u plagos.
I dyshuari për vrasjen është dorëzuar në Polici. Gjatë hetimeve, autoritetet kanë bërë të ditur se kanë sekuestruar një pistoletë të tipit “Beretta”, me leje të skaduar, që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.
I plagosuri, axha i viktimave, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku është raportuar se ndodhet në gjendje të rëndë.
Familjarët, miqtë dhe të afërmit do t’i përcjellin sot për në banesën e fundit Egzonin dhe Nafijen, pas ngjarjes tragjike që tronditi familjen dhe komunitetin e tyre.

