Hën. Qer 8th, 2026

Sonte, pas mesnate, në Kosovë arriti edhe grupi i shtatë, njëherësh dhe i fundit i haxhilerëve nga Kosova

Sonte, pas mesnate, në Kosovë arriti edhe grupi i shtatë, njëherësh dhe i fundit i haxhilerëve nga Kosova, që këtë vit kryen haxhin në vendet e shenjta.
Haxhilerët nga Drenasi, Skenderaj, Dragashi dhe Rajoni i Gorës, ishin grupi i fundit i cili erdhi nga Medina në Prishtinë. Familjarë të shumtë dolën në pritje të tyre për t’iu dëshiruar mirëseardhje dhe për t’iu uruar haxh dhe ibadete të pranuara.
Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin udhëtuan 1576 haxhilerë, të cilët arritën që ta përfundojnë kryerjen e një prej pesë kushteve të Islamit, haxhin.

Postime të Ngjashme