Sht. Gus 29th, 2026

Socca Kosova për herë të parë në Botëror, përballet me kampionen në fuqi dhe dy kombëtare të forta

Socca Kosova do të shkruajë historinë duke marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Botëror të Socca-s.

Përfaqësuesja e Kosovës do të garojë në një grup të vështirë, ku kundërshtarë do t’i ketë Poloninë, Marokun dhe Kilin.

Sfida më e vështirë në letër pritet të jetë ajo ndaj Polonisë, kampiones në fuqi, ndërsa Kosova do të përballet gjithashtu me Marokun dhe Kilin.

Për Socca Kosovën, pjesëmarrja në këtë kompeticion përbën një moment të rëndësishëm, pasi për herë të parë flamuri i Kosovës do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror në këtë disiplinë.

Ekipi kosovar synon të paraqitet sa më mirë në debutimin ndërkombëtar dhe të luftojë për çdo rezultat përballë kundërshtarëve të fortë.

Pas përfaqësueses qëndron një periudhë përgatitjesh, pune dhe sakrifice, ndërsa pjesëmarrja në Botëror shihet si fillimi i një kapitulli të ri për Socca Kosovën.

Postime të Ngjashme