Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku kanë marrë rrugë drejt Lipjanit për të biseduar me qytetarët atje në kuadër të platformës “Hajde folim”.
Osmani ka publikuar një video në rrjete sociale ku shihet se është pasagjere e Abdixhikut, teksa të dy edhe bashkëbisedojnë.
“Po shkojmë për “Hajde folim”, platforma jonë e re, nganjëherë po ka pyetje të vështira”, tha Osmani, me Abdixhiku që e pyeti se cila ka qenë njëra nga ato.
“Në Istog që tha një i ri ‘cila është një e vërtetë e hidhur që nuk doni me na thënë’?. Ke e dhimbshme me i tregu një të riu që punët i kemi keq dhe duhet të punojmë shumë”, u përgjigj Osmani.

