Enj. Nën 26th, 2026

Shkarkohen katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

Kuvendi i Kosovës sot në seancën plenare ka shkarkuar katër anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK).

Shkarkimi i tyre është miratuar me shumicë votash, pas shqyrtimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Malsore Gashi-Bajraktari është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Eshref Shabani është shkarkuar me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërkaq, Ardita Haxhnikaj-Demi është shkarkuar me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim, ndërsa Arben Mehmeti me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Postime të Ngjashme