Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se, pas përfundimit me sukses të ndërhyrjeve teknike dhe sanimit të problemeve të evidentuara, njësia A3 e termocentralit Kosova A është sinkronizuar me rrjetin elektroenergjetik.
KEK-u ka vlerësua se rikthimi i njësisë në operim është rezultat i angazhimit intensiv, profesionalizmit dhe përkushtimit të ekipeve teknike, të cilat vepruan me efikasitet për eliminimin e problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion.
“Me këtë rast, KEK shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për stafin profesional e teknik dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova A, për angazhimin e pandërprerë, përgjegjësinë dhe përkushtimin e dëshmuar në përballimin e sfidave teknike dhe sigurimin e vazhdimësisë së prodhimit të energjisë elektrike” thuhet në njoftim.

