Sht. Nën 7th, 2026

​Protesta në Tiranë, u vihet flaka kontejnerëve të mbeturinave

Situata në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar, pasi disa protestues u kanë vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i kanë shtyrë në drejtim të forcave policore.

Gjatë tensioneve janë hedhur gjithashtu sende të tjera drejt efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me sprej dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë shënuar një tjetër moment tensioni gjatë tubimit, i cili nisi me protestën e studentëve dhe më pas u shoqërua me përplasje mes tyre dhe mbështetësve të Partisë Demokratike.

Kjo është protesta e 26 e studentëve, ndërsa edhe më parë ata kanë refuzuar eksponentë të politikës që t’i bashkohen.

 

Postime të Ngjashme