Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se sot, deri në mesditë, do të përmbyllet procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht votimi përmes postës.
Njëkohësisht, KQZ-ja do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i mundësuar në 52 vendvotime, ku janë evidentuar 8,751 votues.
Po ashtu, do të nisë edhe numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve, ku për këtë lloj votimi kanë qenë të regjistruar 3,144 votues.

