Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të luhaten mes 10 dhe 13°C.
Ndërkaq, temperaturat maksimale nga 25 deri në 29 gradë.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, 1–5 m/s.
Shqipëri
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësirat mesatare e lokalisht të dendura në male, në orët e mesditës deri pasdite.
Nga orët e mesditës deri pasdite në relievet malore në juglindje e jug reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra. Në mënyrë të izoluar dhe relievet e larta malore reshjet në formën e shtrëngatave të izoluara.
🌬 Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s. Temperatura me e ulet 15 ndersa me e larta e dites 34 grade celcius.
🌊 Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-3ballë.

