Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë ka nisur kontrolle të shtuara në rrugët nacionale dhe rajonale, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë kufizimet e shpejtësisë.
Kontrollet po realizohen përmes automjeteve inteligjente, të cilat përdoren për evidentimin e kundërvajtjeve në trafik.
Gjatë kontrolleve të fundit, policia ka evidentuar raste të rënda të tejkalimit të shpejtësisë. Në rrugë ku kufizimi është 80 kilometra në orë, disa automjete janë regjistruar duke lëvizur me shpejtësi deri në 197 kilometra në orë.
Policia e Kosovës ka paralajmëruar masa të rrepta ligjore ndaj të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e trafikut.
Njëkohësisht, u është bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën rrugore, si dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.
Autoritetet theksojnë se respektimi i rregullave të trafikut është thelbësor për parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve

