Mar. Nën 24th, 2026

Përleshje me thika mes të miturve në Lipjan, një i lënduar dërgohet në QKUK dhe katër persona arrestohen

Një përleshje fizike mes disa personave të mitur ka ndodhur në Lipjan, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur me thikë.

Rasti ka ndodhur më 23 nëntor, rreth orës 10:30, ndërsa i lënduari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar të mitur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

“Lipjan .11.2026-10:30. Raportohet se janë përleshur fizikisht në mes vete disa persona të moshës së mitur. Si pasojë, një mashkull kosovar i therur me thikë është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa katër të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës

Postime të Ngjashme