Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë, kanë publikuar listat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit. Listën me emrat e 110 kandidatëve për deputetë, nuk e ka publikuar ende vetëm PDK-ja.
Albin Kurti do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në top 10 janë edhe Glauk Konjufca, Donika Gërvalla, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Memeti Selimi.
Te Lidhja Demokratike e Kosovës, bartëse e listës është ish-presidentja Vjosa Osmani, teksa numrin 2 e mban kreu i partisë, Lumir Abdixhiku.
Pas tyre renditen Kujtim Shala, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku, Albena Reshitaj, Ukë Rugova, Jeta Statovci e Anton Quni.
Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti u lanë jashtë dhjetëshes së partisë.
Tek AAK-ja, bartës i listës është Ardian Gjini, i cili pasohet nga Besnik Tahiri, Time Kadriaj, Bekë Berisha dhe Arbër Tolaj.

